Taulant Balla, takon në Kryesinë e Parlamentit Arif Tafanin, kryebashkiakun socialist të Belshit, i akuzuar në prokurori për shpërdorim fondesh

1059
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Dje Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani u takua me Taulant Ballën, në kryesinë e Parlamentit. (Në hyrje të Kryesisë, në momentin e ardhjes të kryebashkiakut të Belshit, kërkoi të takonte Taulant Ballën në kryesinë e Kuvendit, vizita e tij u regjistrua në librin e vizitave). Dje KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e Bashkisë Belsh, Arif Tafani drejtorin e bujqësisë, përgjegjësin e urbanistikës, juristen (anëtarë të KVO) 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të punimeve. Kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 80 milionë lekë. Nuk dihet, nëse kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla e thirri, apo ndoshta kryebashkiaku Tafani kërkoi të takohej me superdeputetin dhe bashkëqeverisësin Taulant Balla, por dy probleme janë të diskutueshme nga ky takim. Pardje, deputeti Taulant Balla, me atributet e superdeputetit publikisht shkarkoi drejtorin e Përgjithshëm të ISSH-së, pse nuk i kishte kthyer përgjigje brenda 10 ditëve një qytetari, duke shkelur gjithë ligjet e Administratës Publike dhe të funksionimit të institucioneve shtetërore. Deputeti, sipas ligjit, nuk emëron, por edhe nuk shkarkon asnjë nëpunës të Administratës Publike, asnjë drejtues të institucioneve Shtetërore. Mirëpo, shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së nga deputeti Taulant Balla tregon se ai ka marrë peng shtetin. Edhe dje, Taulant Balla, duke takuar në kryesinë e Parlamentit kryebashkiakun e Belshit, i proceduar penalisht në prokurori nga KLSH, kërkon që ta shpëtojë nga procedimi, duke ndërhyrë tek prokuroria. Natyrshëm lindin pyetjet:

  • A duhet që një ditë pas publikimit të akuzës në prokurori të KLSH ndaj kryebashkiakut socialist të Belshit, Taulant Balla, si bashkëqeverisës, ta takojë Arif Tafanin, e ca më pak, në kryesinë e Kuvendit?
  • Atëherë, Taulant Balla, me çfarë detyre e takon këtë kryebashkiak socialist?
  • Si kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, meqë e takon në kryesinë e Kuvendit?
  • Si Kryetar i Asamblesë Kombëtare? Si komisar i PS-së në Qarkun e Elbasanit, si kreu i deputetëve të këtij qarku?
  • Pse, e takon në kryesinë e Kuvendit, për punë partie?
  • Çfarë kërkon kryebashkiaku socialist Arif Tafani, nga Taulant Balla, një ditë pasi është akuzuar zyrtarisht në prokurori nga KLSH për shpërdorimin e 80 milionë lekëve.