Taulant Balla, reagon ndaj Luan Ramës: Thirrjen për reformën mos ia bëj PS-së, por PD-së

443

 Kundërpërgjigjet Nënkryetari i grupit parlamentar socialist.

Taulant Balla i është
përgjigjur thirrjes së Luan Ramës së LSI-së, i cili kërkoi sot që PD dhe PS të
bashkohen dhe të bëjnë reformën zgjedhore. Balla i kujton Ramës, se ai është
pjesë e mazhorancës dhe se LSI dhe PS janë bashkë me qëndrime të njëjta për
reformën zgjedhore. Ai i sugjeron Luan Ramës, se nuk mund të bëjë edhe arbitrin
edhe lojtarin. në reagimin e tij, deputeti Taulant Balla, u shpreh: “I them mikut tim Luan
Rama, që baras largimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për
Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë!
Luan Rama duhet ta
dijë, se PS dhe LSI janë bashkë ne Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë qëndrime
plotësisht të dakordësuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
Po ashtu Luan Rama me
siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të bëhet pjesë konstruktive e punës
së komisionit për ta mbyllur reformën.
Prandaj Luan Rama le t’i bëjë
thirrje PD, siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishtë i skuadrës dhe
arbitrit nuk ka me asnjë kuptim!
PS dhe LSI kanë bërë një punë shumë serioze në komision dhe respekti për
këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se
mund t’i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!

Sigal