“Taulant Balla po masakron pyjet e Librazhdit”

466
Në rrjetet sociale është denoncuar disa herë me foto prerja e pemëve. PD e drejtoi gishtin sot ndaj deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ajo thotë se masakra mban firmën e bandave të lidhrua me nënkryetarin e grupit parlamentar të PS. “Gjendja është dramatike. Pyjet po shkatërrohen, mushkëtirë e Shqipërisë janë kthyer në kantier për fitimet marramendëse të bandave të lidhura me Taulant Ballën e me qeverinë qendrore”, deklaroi kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi. Kjo masakër, sipas PD, vjen në një kohë kur mazhoranca ka miratuar moratoriumin për pyjet. “Bandat e Edvinit dhe Taulantit nuk pyesin për ligj. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Ligji vepron ndryshe me njërin që mbush dy thasë dru për të ngrohur shtëpinë dhe ndryshe me ata që i kanë prerë para 1 muaji, ku tallashi është i freskët dhe pemët janë ende me gjethe. Për fat të keq kemi të bëjmë me një masakër dhe është shumë herë më e rëndë kur kjo masakër është kryer në kushtet kur është në fuqi prej 5 muajsh moratoriumi për prerjen e pyjeve. Ky është krim pa ndëshkim”, tha Malltezi, duke folur nga mali i Junikut.
Sigal