Taulant Balla kategorik: Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe pa opozitën

50
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti i kësaj partie, Taulant Balla tha se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën”, – pohoi Balla në dalje të selisë së PS.

Megjithatë, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga objektivat dhe kërkesat e saj.

“Opozita është e vendosur se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, ndërsa është kërkuar mobilizim i të gjitha energjive për protestën”, – tha më herët Basha.