Tarifa për Rrugën e Kombit, si e pasqyruan mediat greke protestën e dhunshme në Kukës

658
Episodet në veri të Shqipërisë janë publikuar edhe në disa nga gazetat më të mëdha elektronike greke. Këto të fundit, theksin e kanë vënë tek episodet e dhunshme gjatë protestës në Kukës.
“Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë,” shkruhet ne CNN.gr, ku përmenden episode të dhunshme që u shënuan mes policisë dhe qytetarëve.
“Opozita i kundervihet qeverise për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te popullit shqiptar dhe kosovar”, thuhet ne media, të cilat e shoqerojne lajmin me pamje nga incidentet e dhunshme.
Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.
Parmbrëmë, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.
Sigal

321