“Tani është moment kyç dhe vendimtar”, Berisha flet pas takimit 30 minuta me Presidentin Meta: Kjo reformë po sjell…

521
Sigal

Ka zgjatur 30 minuta takimi në Presidencë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, i ftuar në vijim të turit të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për situatën që ndodhet vendi.

Berisha tha se “tani është një moment kyç dhe vendimtar, për çdo qytetar shqiptar”.

Pjese nga fjala e Berishës:

Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit.

Tani është një moment kyç dhe vendimtar, për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.

Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.

Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjeçare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS.

Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se kush nuk voton një vend që s’ka gjykatë të lartë e GJK, kjo është baraz me zero shtet ligjor, ata që i vranë këtij vend e shkatërruan GJK e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama.
E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye.