Taksistët në Vlorë ngrihen në protesta kundër kryebashkiakut Leli, i cili favorizon taksitë pirate

505
Sigal

Dhjetëra taksistë në qytetin e Vlorës kanë dalë sot në një protestë paqësore përpara bashkisë së qytetit, për të parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre. Taksistët kërkojnë të luftohet informaliteti, ndërsa kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me vendqëndrimet. Nëse bashkia nuk merr masa për të plotësuar kërkesat e tyre, taksistët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve. “Në orarin tonë të punës vijnë na përzënë sikur të ishim ne piratët. Ndërkohë që piratët rrinë të qetë. Të vendosen tabelat ku janë përcaktuar vendqëndrimet”, tha një taksist. Taksistët kanë akuzuar policinë bashkiake që vepron me dy standarde, ndërsa nuk ka munguar edhe një përplasje mes dy palëve. Taksistet 4+1 me pankarta në duar kanë qëndruar me shumë se një orë para bashkisë. Sipas tyre bashkia nuk ka plotësuar asnjë kusht për operimin e tyre në këtë territor edhe pse është detyrë e saj dhe këta janë taksapagues të rregullt. Janë mbi 300 taksi në qytet ndërsa vetëm 70 prej tyre të licencuara. Taksitë pirate, lufta ndaj piraterisë mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e parkimeve, mos ndërhyrja e policisë bashkiake me këta të fundit, që, sipas taksistëve ndërhyjnë, duke i larguar nga vendet e tyre të qëndrimit, pavarësisht se janë taksi të licencuara e kanë bërë vështirë punën e tyre, gati të pamundur. Kjo është arsyeja që taksistët akuzuan edhe kryebashkiakun Leli, i cili me heshtjen e tij, favorizon taksitë private, ndërkohë, që taksat bashkiake i merr nga taksitë e lincencuara.