Taksa, taksa, taksa! Rama bashkëbisedim me qytetarët në Lushnje

869
Taksa, taksa taksa! Kryeministri Rama po mban një takim me banorët e Lushnjes për të treguar ata që i quan të vëërteta të thjeshta dhe perceptimi “taksa, taksa, taksa”
Edi Rama: “Taksa të reja nuk ka! TVSh është shumë e vjetër. TVSh nuk ka asnjë rritje ngarkese. Biznesi i vogël nuk do nxjerrë asnjë shumë për tatimet, thjesht do mbajë llogaritë sepse duam të kapim të madhin që fshihet pas tij, ose kush është i madh të mos bëjë si i vogël. 
Kemi pasur një takim dy orë me bizneset e vogla, pa kamera. Të gjithë gënjejnë. E pranojnë vetë . Nga i pari tek i fundit. Kush thotë ka 40 milionë xhiro gënjen e ka shumë më tepër. Bizneset e vogla që thonë kanë xhiro 70 milionë thonë se kanë mbi 100 milionë. Gënjejnë se nuk duan të kalojnë pragun. Gënjejnë sepse janë në një marrëdhënie mëkati me të madhin, se i madhi i jep pa faturë. 
Dhe duke i dhënë i madhi pa faturë, grabitet shteti dhe qytetari. I vogli thotë ma jep pa faturë, sepse po ma dhe pa faturë unë rri i fshehur. Është një lojë që do i japim fund. Si? Do i japim fund duke vendosur TVSh për të gjithë, Kush është deri në 2 milionë nuk ka problem. Bëhet fjalë për mikrobiznese. Kush është mbi 2 milionë të gjithë me tvsh, kjo do bëjë që loja do mbarojë. Nga ana tjetër po punojmë për një skemë që tua heqim stresin e kapërcimit të pragut. Nëse rrijnë në tavanin 8 milionë dhe gënjenjë, gënjenë, ne do ua ngremë tavanin.
Po bëjmë analizën dhe do shikojmë në një tavan ku shumica dërrmuese nuk do të kenë më problem të kalojnë prangun. Por do të kenë tavan më të lartë
Sigal