Taksa e re për kalimin në Rrugën e Kombit, ja si e justifikon 5 euroshin Edi Rama

78
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend duke mbrojtur me kokëfortësi, taksën e sapovendosur në Rrugën e Kombit, e cila ka ngjallur debate të shumta.
E sigurisht, duke vazhduar me justifikimet e tij, Rama tha se kjo nuk është taksë, por është tarifë kalimi!?
Ai e konsideroi si të arsyeshme krahasuar me taksat që vendos rajoni në rrugë.
Rama tha se ky aks ‘ka kushtuar një mal me para, i dimë dhe historinë, dimër dhe të pandehurit që janë këtu në sallë, dimë dhe shumë të tjera, është një rrugë e papërfunduar, e bërë pa studimet e nevojshme gjeologjike.
Kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore të tunelit shkon në 5.3 milionë euro, në vend se të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk ka lidhje me patriotizmin dhe interesat strategjike në çdo aspekt, është mirë të thuhet nj formulë alternativë.
Hyji rrugës dhe lëre rrugën mbrapa në mes të rrugës pa llogaritur ça duhet për mirëmbajtje, këtë formulë mbaje për vete e ta gëzoni se është formulë rrumpallë’, u shpreh Edi Rama në kuvend.