Takohet sot në Tiranë përfaqësuesit e Ballkanit, për emigrantët e mitur

413
Migracioni i të miturve të pashoqëruar do të mbledhë të enjten në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit.
Takimi ka për qëllim adresimin e këtij fenomeni për të gjetur hapat që duhet të ndërmarrë çdo vend për ta zgjidhur atë.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të referojë Zv/ministrja Elona Gjebrea.
Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit “Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje efikase ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar”, financuar nga Fondi i Zhvillimit të IOM-it dhe i zbatuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në partneritet me autoritetet qeveritare.
Nisma që mbledh përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit në Tiranë do të përcaktojë edhe veprimet e përbashkëta ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar, në përputhje me prioritetet dhe aktivitetet e BE-së në rajon.
Sigal