Takohen krerët e koalicionit të majtë, në fokus Pr.buxheti 2016

431
Krerët e koalicionit të majtë janë takuar sot në vilën nr.30 për të diskutuar rreth projekt buxhetit të vitit 2016 i cili pritet që të miratohet në seancën plenare të datës 17 dhjetor.
Në këtë takim, kanë marë pjesë kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ai i Brëndshëm, Saimir Tahiri dhe deputetët Gramoz Ruçi, Erion Braçe dhe Petrit Vasili.
Ky takim i nisur rreth orës 10.00 pritet që të zgjasë për disa orë, pasi diskutimet do të shtrihen për çdo zë të buxhetit i cili do çohet në Parlament për miratim.
Sigal