Takimi tek Presidenti, Kodheli: Ramë dakord që marrëveshja me Greqinë të mos dështojë

590
Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deklaroi pas takimit të deputetëve me kreun e shtetit Ilir Meta se “ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja e kufirit detar me Greqinë të mos dështojë sidomos për momentin historik që po kalon Shqipëria, nevojën për të hapur negociatat me BE.”
“Dua ta falendeorj Presidentin, – tha Kodheli pas takimit, – për angazhimin e tij personal që pati për të informuar Komisionin e Jashtëm lidhur me dhënien e Autorizimit nga ana e tij për fillimin e negociatave me qeverinë greke për gjithë ç’ka ka ngelur pezull këto vite. Ne jemi mjaft të interesuar si përfaqësues të mazhorancës se kjo marrëveshje do të kalojë në parlament.
Ramë dakord për nevojën absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë duke pasur paraysh momenti nhistorik që Shqipëria po kalon, nevojën që ka për të hapur negociatat me BE; këto janë elementë që e bëjnë këtë marrëveshje më të rëndësishmen e qeverisë shqiptare me qeverinë greke. Padyshim që negociatat duhet të finalizohen në të mirë të dy vendeve, të fqinjësisë mes dy vendeve dhe në radhë të parë të Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar të gjitha rolet në këtë marrëvesheje, të presidentit, të parlamentit dhe këto janë bazë e mirë ligjre dhe morale për të ngrritur një marrëveshje, marrëdhënie bashkëpunimi besimi reciprok midis dy institutive të rëndësishme të vendit si presidenca, qeveria dhe parlamenti
Ne kemi dëgjuar me vëmendje çfarë presidenti tha dhe ndajmë të njëjtin qendrim.
Marrëveshja duhet të mos dështojë, duhet të bëhët në të mirë të shqiptarëve të të gjithë vendit dhe të gjithë rajonit se kështu do të jemi të sigurtë se marrim atë që meritojmë dhe vazhdojmë drejt një rruge që nuk do të ketë më pikëpyetje.
Nuk u diskutua për grupin negociator. Grupi negociator është prezantuar tek Presidenti. Biseda ishte e lirë dhe miqësore. Grupit negocitor mund t’i atashohen profesorë të fushës ndërkombëtare so këshilltarë. Neser grupi negociator do të ulet dhe bisedojë.
Ne në takim nuk u futëm në diskutim midis mazhorancës dhe opozitës, por i drejtuam pyetje Presidentit dhe u dakortësuam.”
Sigal