Takimi Rama- Meta, rikthehen takimet ‘kokë më kokë’ të së mërkurës

448
Sigal

 Dy aleatët, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta i janë rikthyer zakonit, atij të takimit çdo të mërkurë.

Kreu i qeverisë ka hyrë mëngjesin e sotëm rreth orës 10:45 në kryesinë e Kuvendit, atje ku mungonte për tre javësh për të diskutuar me aleatin e tij kryesor.

Të njëjtat burime thonë se dy liderët po zhvillojnë konsultime kokë më kokë, pa prezencën e personave të tjerë.

Takimi mes tyre vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku ndër të tjera në rend dite do jetë edhe pr/ligji i koncesioneve i propozuar nga LSI-ja, e cila kërkon rishikim të koncesioneve nga Kuvendi një herë në 4 vite.