Takimi në Kelcyrë/ banorët – Ramës: Duam rrugë dhe ujë, ndryshe do të ikim dhe ne

449
Sigal

 

 

Takimet
me fermerët për të nxitur që të aplikojnë për fondin e garancisë është
shfrytëzuar nga banorët për t’i treguar kryeministrit Rama vështirësitë me të
cilën ata përballen në jetën e përditshme të tyre në fshat.

Një banor i fshatit
Rodenjë në Këlcyrë ankohet se fshati nuk ka rrugë, rezervuar është por për 2 km
tub nuk mund të vadisin tokat, nuk ka ambulancë. Fshatari kërkoi nga
kryeministri të merren masat pasi njerëzit po ikin nga fshati.


“Na ndihmoni se fshati i ka
dhënë votën PS”
 tha Fermeri.


Kur Rama i tha “me
radhë” fshatari i tha:
Babai më iku, nëna më iku, gruaja më iku, po iki dhe unë. Po ç’të gëzojmë ne
duam të gëzojmë 

Në fshatin Zhepovë
përveç rrugës, një fshatar ankohet për shkollën “është katandisur në pikë të
hallit. Rruga është problem emergjent. Cdo mëngjes jemi me zemër në dorë kur
kalojnë fëmijët tanë ”

 

Fshatari tjetër: “Kanë ardhur kryetarë partish e ish presidentë dhe nuk e kanë bërë

 

Rama u justifikua duke
thënë se nuk mund të bëhet ajo që nuk është bërë në 25 vjet dhe premtoi se vitin
e ardhshëm në program janë rrugër rurale.

Edi Rama: Këto që po bëjmë nëpër qytete
janë fillimi jo fundi, po ta kishin nisur nga qendrat e Përmetit dhe
 Tepelenës këtu e 25 vjet më parë këto do të ishin pika turistike që jo
jetonin vetëm me turizëm. Nuk do kishte asnjë cep rruge pa mbaruar, por këta
vinin arna. për çdo fushatë vinin arna, pak asfalt këtu për Mediun, pak asfalt
për Ballin Kombëtar, pak për këta të Legalitetit.

Ne po bëjmë programin për vitin
e ardhshëm dhe do të vazhdojmë me rrugët bujqësore. Një pjesë e programit të
rilindjes urbane ka qenë akset e prodhimit bujqësor. Këta kanë ndërtuar rrugë
me kilometra të tërë aty ku do bënin vilat e tyre në bregdet. Urën do ta bëjmë
dhe kthesën e rrezikshme do ta rregullojmë