Takimi – Mogherini me studentë: Miratoni Vettingun, bëni hapa përpara

415
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini, gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin e Tiranës, ka deklaruar se Shqipëria ka në dorë të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se politika duhet të ndërmarrë hapa për të miratuar Vettingun.
Mogherini: Shqipëria e ka në dorë për të ndërmarrë hapin drejt BE. Drejtësinë nuk e kërkon Brukseli, por qytetarët. Qytetarët kërkojnë drejtësi të pavarur. Reforma në drejtësi do të sjellë besimin te drejtësia. Politika të marrë hapat për zbatimin e Vettingut. Jemi gati të çelim negociatat me Shqipërinë, ju takon juve të bëni hap përpara.
Ajo tha këto nuk janë kohë të lehta për rajonin, duke nënvizuar se çdo vend i Ballkanit duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. “Bashkimi është i plotë kur rajoni i Ballkanit të jetë në Bashkimin Evropian”, shtoi ajo.
Sigal