Takimi Merkel-Rama, kancelarja: Shqipëria, partner i rëndësishëm i NATO-s

452
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe kancelaria
gjermane Angela Merkel mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Merkel
uroi Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e ditës së Flamurit. Ajo përgëzoi
kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra. Merkel vlerësoi edhe rolin e
Shqipërisë në NATO.

“Dëshiroj që
të uroj të gjithë shqiptarët në festën e tyre kombëtare. Shqipëria është bërë
një aleate e fortë në NATO, me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë. Në
konstatojmë se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore. Komisioni
Europian po ndjek të gjithë zhvillimet dhe dua të uroj përzemrësisht
kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim të vendit”, deklaroi Merkel.