Takimi me studentët e UBT, Rama: U informuam për Pse-në e dialogut

498
Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës për të dialoguar me studentët lidhur me 8 kërkesat që ata kanë shtruar.

Në një mesazh në Twitter, ai ka falenderuar studentët e pedagogët për dialogun si dhe shprehet se të gjithë “dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut”.

“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluamAskush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve,” shkruan Rama.

Në takimin me Ramën pati edhe studentë të revoltuar, një prej tyre u largua nga salla duke thënë se i kishin gënjyer dhe se nuk e dinin që do vinte kryeministri

Ndërkohë protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14. Shumë të rinj bllokuan sot disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.