Takimi me ambasadorët në Jeruzalem / Presidenti Meta: Përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdon

164

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim në Jeruzalem me dy ambasadorët e parë të Izraelit që shërbyen në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin.

Kreu i Shtetit  vlerësoi  përkushtimin maksimal të  ambasadorëve të parë të Izraelit që shërbyen në Shqipëri.

“Kënaqësi të takoja në Jeruzalem dy ambasadorët e parë të Izraelit që shërbyen në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin. Përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë vazhdon.
Mirënjohje për promovimin që i bëjnë Shqipërisë”,-shkruan Presidenti Meta.