Takimi i Ramës me pedagogët, reagon PD: Si model ka deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë

367
Sigal

Deklaratë e Partisë Demokratike

Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për
herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu
që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur
Bushin, Armando Prengën e dhjetra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i
ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve.
Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje
flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është
mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i
kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot
maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë
investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që
e karakterizon./Gazeta Telegraf/