Takimi – Basha: Nuk do lejojmë që produktet e huaja t’i ‘shtypin’ kokën fermerit shqiptar

413
Duke premtuar 150 milionë euro investime në bujqësisë, kryetari i Partisë Demokratike thotë se djersa e fermerit shqiptar do të jetë e njëjta me atë të fermerit gjerman. Gjatë një takimi me shoqatat e biznesit, Basha deklaroi se një pjesë e kësaj shume do të përdoret për subvencionim të drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër do përdoret për investim në sektorin e investimeve.

Basha: Shqipëria ka ardhur koha të marrë përgjegjësitë e saj në tregun rajonal, siç është ulja e kostos së ujitjes dhe mbulimi i gjithë sipërfaqes bujqësore me rrjet elektrik që sjell një ulje të kostos deri në 5 herë nga përdorimi i diezelit shqiptar.

Basha deklaroi se produktet e importit do të kenë tarifa proporcionale.

Basha: Djersa e fermerit shqiptar do të peshojë njësoj si djersa e fermerit gjerman. Këtu nuk do të ketë nevojë dhe as fajde, as ndërhyrje të klientëve të qeverisë që sjellin këto produkte për të mbushur xhepat e tyre dhe qeveritarëve të korruptuar. Fermeri shqiptar do të jetë i pari, dhe asnjë fermer tjetër nuk do të jetë i pari për qeverinë shqiptare. Kjo është një lojë e hapur dhe ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë siç përgjigjen vendet aktuale kur vjen puna për të mbrojtur prodhimet e tyre. Duhet të ndalojmë lojën kukafshehthi se gjoja në emër të tregtisë së lirë, të lejojmë që produktet e subvencionuara të tregut evropian, të shtypim kokën dhe djersën e fermerit shqiptar. Me qeverinë e Partisë Demokratike kjo do të marrë fund derisa fermeri shqiptar të jetë në gjendje që përmes djersës së tij të siguroj bukën e gojës dhe dinjitetin por edhe rritjen ekonomike.
Sigal