Takimi Basha-Kotzias: I rëndësishëm anullimi i ligjit të luftës

451
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ministrin e Jashtëm grek Nikolaos Kotzias. Pasi vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie, Basha nënvizoi dhe faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka çështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rrugët e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve.
Sipas njoftimit për shtyp të PD-së, Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorikë dhe propagandë, por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull. Çështja e statusit absurd të ligjit të luftës, trajtimi i të drejtës së popullatës çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë, duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian. Anulimi i ligjit të luftës është një çështje e rëndësishme, theksoi Basha, jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre çamë.
Sigal