Takimet në Londër/ Basha zbardh detajet nga vizita, ja me kë u takua

476
Sigal

Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).

Në këtë takim është diskutuar për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

Ja çfarë shkruan kreu i PD-së në Facebook:

“Gjatë vizitës në Westminster, bashkë me delegacionin tim, zhvilluam një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungesën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

Me pas zhvilluam edhe një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Bowness, zv Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE”.