Takim në Ministrinë e financave me afaristët gjerman: Bashkëpunimi vazhdon dhe do të thellohet

500
Sigal

Në ministrinë e financave është mbajtur një takim me një delegacion ekonomik nga Komiteti jugor të ekonomisë gjermane i drejtuar nga drejtori gjeneral Majkëll Harms.

“Qeveria është fokusuar në dhënien e kishteve për të cilat rritja ekonomike është e gjeneruar nga sektori privat. Jemi shumë të lumtur që pikërisht po lëviz kjo rritje nga 3.1% në tre mujorin e dytë të këtij viti. Në të kaluarën rritja ka qenë e krijuar kryesisht nga intervenimi shtetërorë në projektet joproduktive. Sektori privat i suksesshëm, NATO integrimet dhe investimet produktive, shtetit do i mundësojnë plotësimin e të gjithë kapaciteteve ekomomike”, thekson kështu zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Me qëllim të rritjes dhe pranisë më të madhe të kompanive gjermane në vend, në takim është biseduar edhe për nevojat e tyre si investitorë. Një nga parakushtet e hyrjes në treg të kompanive gjermane është ekzistimi i një kuadru të kualifikuar.

Pikërisht me qëllim që kjo të realizohet në vend tashmë po aplikohet arsimi i dyfishtë. Qeveria gjermane me dy ekspertë do të përkrahë zhvillimin e profesionalizimit të arsimit në vend. Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë mjete më të mëdha për masa aktive për punësim. Përmes këtij programi në afat sa më të shkurtë do të zgjidhet problem që lidhet me ofertën dhe kërkesën për kuadër në tregun e punës. Në buxhetin e vitit të ardhëshëm përkrahja për sektorin privat ka rritje prej 37%”, theksoi mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Në takim është diskutuar kryesisht lidhur me proceset e rëndësishme për investitorët në vend përfshirë këtu integrimet euroatlantike, reforma tatimore, vendosja e standardeve europiane për punësim dhe transparenca fiskale.