Takim misterioz mes Ramës dhe Nanos

514
Sigal

Ish-Kryetari i PS-së Nano i vë kushte Ramës për zgjedhjet e 2013-s

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ish-lideri historik i së majtës, njëherësh ish- Kryeministri Fatos Nano janë takuar pas një “ftohje” të gjatë mes tyre në një restorant në kryeqytet. Kreu aktual i opozitës shqiptare dhe ish-kreu i PS janë takuar dje në mesditë, ndërkohë që, burime të rezervuara bëjnë me dije se Rama dhe Nano gjendeshin rastësisht në të njëjtin restorant, por rastësia duket se ka ndihmuar Ramën dhe Nanon të ulen dhe të bisedojnë së bashku në të njëjtën tavoline për afro 20 minuta për temat e nxehta të politikës.

Kushtet

Burime konfidenciale nga Lëvizja Nano thanë mbrëmë për “Telegraf” se ish-lideri i PS-së, Fatos Nano i ka kërkuar Ramës fashitjen e sulmeve të ndërsjella midis tyre për të garantuar fitoren e së majtës në zgjedhjet e 2013-s. Vetëm një front i bashkuar i së majtës do të mundësojë largimin e Berishës nga pushteti, mësohet të jetë shprehur Nano. Pavarësisht se takimi ka qenë informal midis tyre, Nano i ka kërkuar Ramës 7 vende për Lëvizjen e tij në listën e ardhshme të PS-së. Mirëpo kjo është lënë të diskutohet në një takim të ardhshëm midis tyre ku pritet të zyrtarizohet edhe një marrëveshje. Por në takimin e djeshëm Rama i ka thënë Nanos se për këto kushte do të konsultohet me udhëheqjen dhe forumet e selisë rozë, para se të merret vendimi. Në rast se propozimet e Nanos nuk do të mbështeten nga Rama dhe PS, Fatos Nano ka lënë të nënkuptohet se krijimi I Partisë Socialiste Liberale nën drejtimin e tij do të jetë i pashmangshëm.

Takimi

Takimi Rama-Nano është i pari që nga zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, ku ish-lideri historik i së majtës ofroi kandidaturën e tij, po kjo e fundit nuk u pranua nga Rama. Mospranimi i Ramës solli edhe një “lumë akuzash” në adresë të tij nga Fatos Nano, si dhe themelimin prej tij të lëvizjes kundër Ramës, (më 12 Qershor 2012), pikërisht në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.