Takim me të rinjtë e FRESSH – Bushati: Reforma në drejtësi do pastrojë dhe jetën politike e publike

61
Vendi ndodhet përpara sfidave të mëdha, ku thelbësore mbetet reforma në drejtësi.

Me këtë mesazh ju drejtua të rinjve të FRESSH në bashkinë Vau-Dejës, koordinatori i PS për qarkun Shkodër, njëherësh Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ai e quajti këtë reformë si instrumentin që do të pastrojë jo vetëm sistemin e drejtësisë, por edhe jeten politike e publike në vend.

Bushati: Shqipëria ka përpara sfida të mëdha siç është reforma në drejtësi, e cila është thelbësore për pastrimin e drejtësisë, e jetës politike dhe publike në vend. Vendi dhe shoqëria ka nevojë per vlera dhe modele që përfaqësojnë denjësisht vlerat tona si komb.

Një ftesë ai ju a bëri votuesve të rinj, që të jenë më aktiv në jeten politike e publike të vendit, duke ofruar modelet më të mira.

Bushati: Historitë e këtyre të rinjve flasin qartsë për modelet në jetë e në politikë dhe jetën publike si rasti i Kristjanit që nga kryetar i FRESSH sot është kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës por edhe si i ri e si model. Dëshiroj të nxis votuesit për herë të parë për nevojën për një aktivizëm më të madh në jetën politike dhe publike te vendit.

Ne kemi nevojë për të rinj të arsimuar dhe të edukuar sepse sa më shumë të edukohet brezi i ri aq më e mirë behet shoqëria, ku djali dhe vajza kanë nje rol te pazëvendësueshëm dhe të barabartë në shoqëri.

Në fjalën e tij Ministri nuk harroi të kujtojë një detaj, që nga shkolla të rinjtë janë larguar duke shfrytëzuar një orë pushimi që ata kishin.

Takimi me të rinjtë eurosocialistë u mbyll duke lançuar takimin e radhës që këtë herë si Ministër i Jashtëm, Bushati do të zhvillojë në Shkoder me Ambasadat tona që ofrojnë bursa studimi për të rinjtë.