Takim me kryebashkiakët, Basha: Pushteti vendor në krizë. Ku është ligji i decentralizimit?

428
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim në selinë blu kryebashkiakët e djathtë të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Basha i ka uruar kryebashkiakët e rinj për fitoren në këto zgjedhje, edhe pse sipas tij ishin në pozita mjaft të vështira përballë presionit qeveritar në një garë tërësisht të pabarabartë. Sipas kryedemokratit, fitorja e kryebashkiakëve të djathë është një triumf i lirisë përballë presionit të qeverisë me të gjithë mekanizmat e saj për të penguar garën e barabartë të tyre në këtë garë.
“Zgjedhjet që lamë pas duhet të ofrojnë zgjidhje për qytetarët, jo për të mbajtur me çdo kusht pushtetin për interesa të ngushta partiake. Fitoret tuaja bëhen edhe më të çmuara se janë arritur përballë një presioni të vazhdueshëm nga strukturat qeveritare dhe në një gare të pabarabartë. Fitoret tuaja janë një triumf i lirisë, që tregon se as përdorimi i paligjshëm i administratës, as angazhimi i drejtpërdrejt i gjithë mekanizmit qeveritar, presioni mbi aktivistët e opozitës nuk ja dolën ta mposhtin demokracinë në vend. Ju i ofruat qytetarëve ofertën tuja për t’u përballur me problemet, papunësinë. Ulja e taksave, qëndrimi krah bizneseve të vogla, orientimi i bashkisë drejt nxitjes së punësimit dhe ardhjes në ndihmë të familjeve në nevojë, janë platformat që ju keni dhënë qytetarëve.
Të gjitha këto zotime i kemi marrë së bashku dhe presim të përmbushen nga dita e parë e mandatit tuaj e deri në fund. Për ju, për PD dhe për mua gjithçka që lidhet me pushtetin vendor është e pandashme në funksion të shërbimit të qytetarëve”, tha Basha para kryebashkiakëve të djathtë.
Basha akuzoi kryeministrin se nuk ka kurrfarë respekti ndaj kryebashkiakëve të rinj dhe këtë sipas tij e tregoi edhe në mbledhjen e sotme me të zgjedhurit e rinj vendorë, ndërsa u ndal veçanërisht tek projekti i prezantuar sot nga kreu i qeverisë për rikonceptimin e hyrjes së Parkut të Liqenit, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, duke e cilësuar këtë projekt klientelist, i cili sipas Bashës ka në bazë betonimin e pabesë në mungesë totale kompromisi me qytetarët.
Sigal