Takim me biznesmenë gjermanë, Basha: Taksa të ulta

468
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me një grup biznesmenësh gjermanë. Basha deklaroi se programi i partisë së tij do t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe sipërmarrësve.
“Kemi biseduar me biznesmenë, qytetarë dhe fermerë në të gjithë vendin. Kjo qeveri e vulosi dështimin që me rritjen e taksave. Programi ynë do të japë zgjidhje për problemet e qytetarëve dhe sipërmarrësve”, tha Basha.
Kryetari i PD-së theksoi se mbështet politikën e taksave të ulta. 
“Do të nxisim sipërmarrjen që paratë që sot i paguan për taksa, t’i investojë për shtim të vendeve të punës dhe pagave. Çdo shqiptar ka paguar 500 dollarë shtesë nga rritja e taksave”, deklaroi Basha.
Sigal