Takim me ambasadorin e ri të Brazilit: Shqipëria e interesuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

479
Sigal

Kryeparlamentari  Ruçi, me ambasadorin e ri të Brazilit: Shqipëria është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e ri të Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Shqipërisë,  Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas. Në këtë takim Kryetari i Kuvendit e uroi ambasadorin për detyrën e tij të re në Shqipëri. Kryeparlamentari  Ruçi rikonfirmoi interesin dhe angazhimin e Shqipërisë për nxitjen e marrëdhënieve e të bashkëpunimit dypalësh me Brazilin.  “Brazili është një nga ekonomitë më të fuqishme në botë, me investime të mëdha në rajone të ndryshme të botës, anëtar i fuqishëm i grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut), i cili po afirmohet si një grup i fuqishëm ekonomik, politik dhe kulturor në botën e sotme. Në Kuvendin e Shqipërisë është krijuar Grupi i Miqësisë me Brazilin, i cili mund dhe duhet të bëhet promotor i bashkëpunimit midis të dy vendeve. Marrëveshjet, bashkëpunimi dhe miqësia midis të dy vendeve. Për këtë mund të mbështesin edhe dhomat dypalëshe të hapura në të dy vendet”.  Kryeparlamentari Ruçi shprehu kënaqësinë për mbështetjen nga Brazili të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për periudhën 2022-2023.