Takim lamtumire me Ambasadoren Vllahutin, vlerësim për kontributin e saj në integrimin e Shqipërisë

567
Sigal

Kryeparlamentari Ruçi përcjell ambasadoren Vllahutin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar dje një takim me Ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Ata biseduan mbi agjendën e reformave. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për kontributin në avancimin e agjendës evropiane të Shqipërisë, mbështetjen për reformat që lidhen me prioritetet kyç të integrimit dhe progresin e qëndrueshëm në zhvillimin e vendit, të cilat çuan në vendimin për përcaktimin e hapave në rrugën drejt hapjes së negociatave në qershor 2019. Ju iu përkushtuat Shqipërisë jo vetëm formalisht dhe për shkak të detyrës, por edhe për shkak të dashurisë dhe dashamirësisë suaj. Me këtë rast Kryetari i Kuvendit, Ruçi dhe Ambasadorja Vllahutin biseduan edhe mbi agjendën e reformave dhe punët përgatitore deri në qershor 2019, planin e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit dhe Raportit të Komisionit: reformën në drejtësi si “nënën” e të gjitha reformave, e cila tashmë është një realitet kushtetues; vetting-un, procesin e “screening”; reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar etj.