Tajvani: Shqipëria të mësojë nga modeli ynë

531
Pjesa më e madhe e globit po përballet me sfida për të garantuar një rritje ekonomike në nivele të kënaqshme. Përballë të njëjtës dilemë ndodhet edhe Shqipëria. Kërkesa agregate në ekonomitë e zhvilluara mbetet e varur dhe e kufizuar nga dobësitë strukturore, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të investimeve, borxhin e lartë dhe ngadalësinë e vazhdueshme në tregun e punës. Nga ana tjetër, ka vende si Tajvani, që edhe në këto kohë të vështira për pjesën tjetër të botës, ekonomia e tij po zhvillon me sukses në tregun e sipërmarrësve. Për të sjellë modelin e këtij vendi në Shqipëri, “Global Opportunitites Albania” me mbështetjen e Ambasadës së Tajpei-t në Romë organizoi në Tiranë një seminar mbi “Suksesin e ekonomisë sipërmarrëse taivaneze në kushtet e sotme”. Një aktivitet ku u analizuan konkretisht modelet që sigurojnë në këtë sukses potencial dhe ndikimin e tyre për të gjithë pjesën tjetër të botës. Seminari në dy sesionet e tij ofroi diskutime mbi ekonominë sipërmarrëse të Tajvanit dhe praktikat më të suksesshme sipërmarrëse në Shqipëri. Prezantuesit ndanë me studentët dhe përfaqësuesit e botës së biznesit analiza teorike dhe eksperienca individuale sipërmarrëse. Ambasadori i Tajpei-t në Romë, Javier Ching-shan Hou, siguroi për mbështetjen e qeverisë tajvaneze për projekte në fushën e sipërmarrjes me interes të përbashkët dhe ftoi studentët të aplikojnë në programe të shkëmbimit akademik mes universiteteve të dy vendeve për të qenë ambasadorët e sipërmarrjes shqiptare.
Sigal