Tahiri tregon pse i kërkoi takim Llallës dhe çfarë bisedoi me të

491
Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tregoi të vërtetën e tij e takimit që nuk u realizua mes tij dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Tahiri tha në Opinion se kishte komunikuar në telefon me Llallën menjëherë pasi emri i tij u përfol nga trafikantët e Habilajt në Itali, në dosjen e prokurorisë italiane.
Deputeti socialist tregoi se i ka kërkuar Llallës në telefon që të hapte hetimet për të dhe të bënte të gjitha verifikimet. Por ky takim nuk ndodhi për shkak të mospërputhjes së axhendave, ndërsa në media u tha më herët se kishte një refuzim nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Tahiri rrëfeu se ata nuk u takuan për shkak se ai vetë pati një konferencë për mediat, pikërisht deklaratën nga Kuvendi ku u vetëdeklarua i pafajshëm përballë këtyre akuzave dhe ku tha se ishte i hapur për çdo hetim në mënyrë që të dilte në pah e vërteta.
“Unë i kërkova në telefon prokurorit të hapte hetimet për mua të bënte të gjitha verifikimet
Ky ishte motivi pse kisha dhe kam akoma interes që kjo çështje të hetohet deri në fund
Prokurori kishte disponibilitetin për të më takuar
Më pas unë kisha një konferencë për shtyp
Dhe më tej Prokurori kishte aktivitet e veta.
Pas kërkesës nuk pata asnjë komunikim me ta”, tha Tahiri.
I pyetur nga drejtuesi i Opinion, gazetari Blendi Fevziu se a ka pasur përplasje me kryeprokurorin Lllalla, gjatë ushtrimit të detyrës si ministër, Tahiri u shpreh: “Edhe ka pasur përplasje, edhe ka pasur raporte që ka qenë korrekte, më shumë ka qenë raport intstitucional”
Sigal