Tahiri takohet me Fleckenstein, në fokus reformat

431
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti sot reporterin për Shqipërinë në Parlamentin europian, Knut Fleckenstein. Në takim u diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, Ministri Tahiri dhe eurodeputeti Fleckenstein folën mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga mazhoranca dhe punën për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, më e rëndësishmja prej të cilave është reforma në drejtësi.
Sigal