Tahiri: Shumica e azilkërkuesve në Gjermani s’kanë dalë nga Shqipëria

444
Nisur nga situata shqetësuese e emigrantëve në kufi me Maqedoninë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se qeveria shqiptare po bashkëpunon me partnerët në rajon dhe BE dhe se janë marrë të gjitha masat në kufi për përballimin e çdo situate potenciale që lidhet me vendin tonë.
“Kemi marrë të gjitah masat për të përballur çdo lloj shqetësimi që mund të vijë nga kjo situatë” tha Tahiri.
Ministri qëndroi në një linjë me kryeministrin Rama duke deklaruar se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë azil janë emigrantë shqiptarë me banim në vendet e BE-së që shpërnbulen në vendet të tjera. Madje solli dhe shifra
“Numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në 7 muajt e parë është rritur me 0.6 % në krahasim me një vit më parë. Kjo do të thotë se kërkesat për azil e shifrat e deklaruara nga Gjermania apo BE nuk përputhen me shifrat tona në pikat kufitare të vendit tone”
Sigal