Tahiri: Rreziku nga ISIS real, e afërt dita kur luftëtarët do kthehen

457
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i ftuar në emisionin ‘Oktapod’ të gazetarit Turjan Hyska në Vizion Plus. Ministri Tahiri ka folur për një sërë çështjesh si komisariati digjital, arritjet dhe synimet e policisë, rekrutimi i shqiptarëve përkrah ISIS, lufta kundër terrorizmit si dhe për jetën e tij personale. I pyetur për kërcënimet e ISIS ndaj Ballaknit, Tahiri tha se po bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa nisjet nga Shqipëria të cilët i bashkohen ISIS aktualisht janë në nivelin 0.
–Sa ka rezultuar i sukseshem komisariati digital?
Une besoj qe eshte nder ato iniciativa qe radikalizon ne menre intensive komunikimin ndermjet publikut dhe institucioneve ne teresi por ne menyre te vecante njoftimet e qytetareve ne polici. Ju besoj e dini qe kemi pasur nje raport jo fort pozitiv te publikut me policine. Ka pasur mosbesim. Me plot te drejte ndoshta ka pasur difidence dhe plot dyshim per shkak te korrupsionit ne policine e shtetit. Shume qytetare shkonin denonconin dhe ktheheshin mbrapsht nga policia pa ju marre denoncimi. Pra ka pasur nje sere problemesh qe shtonin dyshimin publik te policia e eshtetit dhe per rrjedhoje te institucionet…
–Ka ndonje numer te perafert te raportimeve qe kur ka filluar deri tani?
Nuk eshte mbushur muaji qe komisariati digital eshte lancuar, shte aplikacioni numer 1 i shkarkuar ne playstore nga shqiptaret edhe jane mbi 20.000 shkarkime pra mund te themi qe ka mbi 20.000 qytetare qe ndihmojne policine. Jane rreth 3.500 denoncime pjesa derrmuese jane per parkim, parkim i gabuar, shkelje semafori. Pra shkelje te qarkullimit rrugor deh denoncime jo te verteta jane fare minore. Ne i publikojme rastet pozitive, pra ne i publikojme poli fotot ku duket denoncimi i qytetarit, fotografia qe ben vet qyatetari dhe policia e policit qe ka vendosur vet gjoben. Eshte nje instrument mjaft i fuqishem qe une besoj thyen barrieren, shkon pertej cilesdo nisme burokratike per te ndertuar besimin te policia e shtetit. Cdo njeriu i kemi dhene mundesine qe te kete nje polic brenda telefonit te tij, fuqine ligjore qe te merret mase.
–Kane kaluar dy vjet, jeni nder ministrat qe jeni ne qender te vemendjes, jeni sulmuar nga opozita, keni marre dhe kercenime..po te ktheheshit pas ne kohe, per hir te familjes, do nderronit ministri apo serish do mernit ministrine e brendshme? 
Nuk kam asnje dyshim, madje jam teresisht i bindur qe do beja te njejat gjera qe kam bere, ne te njejtin institucion ..
–Do ta zgjdhnit serish zotin Artan Didi?
Po sigurisht, ka pak gjera qe do i zgjidhja ndryshe por jo zgjedhje madhore qe kam bere ne raport me njerzit qe punoj, ne raport me prioritet…….Ne raport me njerzit qe punoj, ne raport me prioritetet e punes ne ministri dhe polici, ne raport me aksionet qe kemi bere, ne raport me qendrimet qe kemi mbajtur qofte dhe ne raport me opoziten. Fundja mua me vjen mire qe ministria e puneve te brendshme mbahet ne lupen e kontrollit te opozites, pavaresisht se kritikat jane eksesive dhe shkojne shume pertej normalitetit politik po gjithsesi me vjen mire qe opozita sherben sin je lloj garanti per ..qofte dhe per ten a mbajtur ne ne vete qofte per te kritikuar aty ku ka per tu kritikuar. Une se kam gjetur ndonjehere qe ka bere kritike shume te shendoshe , ok me vjen mire qe eshte opozita atje, ashtu sic me vjen mire qe edhe ju keni pritshmeri me te larte sepse do te thote na besoni aq shume, sa mendoni qe ne mund te bejme me shume.
–Per videon e nxjerre nga ISIS ne gjuhen shqipe, eshte shqetesuese situata sepse reagimi i publikut ishte shume i gjere. A ka celula qe rekrutojne persona qe nga Shqipreria?
Po punojme shume ngushte me partneret kunder ekstremizmit te dhunshem dhe po ashtu me partneret ne rajon. Shqiperia tani ehste bere thuajse nje qender rajonale per luften kunder terrorizmit. Sot qe flasim kemi bashke me partnered amerikane ndertuar qendren me te madhe ne policine e shtetit. Jane rreth 100 oficere nga 7 qe e gjeta kur erdha ne detyre. Kjo tregon prioritetin tone, ashtu sic ndryshimi i kodit penal per luftetaret e huaj duke e konsideruar kete nje veper terroriste tregon prioritetin tone, ashtu sic procedimet penale qe kemi bere kunder rrjeteve qe rekrutonin luftetare te huaj, tregon angazhimin tone. Sot nisjet ajne ne nivele 0 pra tregon qe ka pasur rezulatat, nderkohe vetem para pak ditesh,, bashke me departamentin amerikan te shtetit dhe me zv.sekretaren amerikane te shtetit beme samitin rajonal ku te gjithe ministrat e brendshem te rajonit u mblodhen ne Shqiperi, per te adresuar kete prioritet. Eshet nje shqetesim dhe prioritet dhe sfide e Shqiperise, e rajonit por edhe ne nivel global.
–Rekrutimet vazhdojne, a ka nje plan konkret per te nderprere kete kanal?
Saimir Tahiri: Sot qe flasim nisjet jane 0. Pra do te thote ka pasur rezulatat pozitiv, por kjo nuk do te thote qe rreziku nuk eshte, sepse per sa kohe kemi qene ne gjendje te eksportojme te tille rrezik, sigurisht dita kur mund te vije ne deren tone nuk eshte e larget. Me kete nuk duhet te ngreme nivelin e panikut por nivelin e ndergjegjes qytetare ne radhe te pare. Terrorizmi nuk eshte nje gje qe luftohet me polici, as me mjete repressive, por luftohet me culture, me arsim, me dije,me ekonomi, pra luftohet shoqerisht fillimisht. Dhe prandaj ajo video e shfaqur kohet e fundit, sigurisht qe me shqeteson ne detyren qe kam, dhe kemi marre masa paraprake, forcojme masat qe kemi, shkembejme me shume informacion me partneret, por nuk mund te them qe sot Shqiperia eshte nje nder vendet me risk te larte.
–Pse rekrutojne ne Shqiperi, prej varferise…?
Jane shume arsye, nga ideologjiket der te mercenarizmi. Ne na duhet shume per ti shkuar ne themel vete fenomenit. Qofte dhe per te kuptuar si. Na duhet shume per te shkembyer informacionet me median, dhe me shoqerine civile, me ekspertet, universitetet. Na duhet shume per te kuptuar arsyet e nisjeve deri ne fund, deri ne themel, per te hartuar harten e temperatures se rrezikut dhe per te gjetur zgjidhje locale qe jo domosdoshmerisht jane repressive. Pra jane zgjidhje zhvillimore, arsimore dhe une besoj shume qe terrorizmi perpara se te luftohet me arme, luftohet me dije. Dhe me kulture. Kjo qe po them nuk eshte perjashtuese. Zgjidhja me e qendrueshme vjen kur ti ke nje qendrim te pergjithshem ne nje qasje te pergjithshme ndaj ketij fenomeni. Dhe vetem me policine nuk fiton kurre. Dhe kete e kemi kuptuar ne nivel global. Ne samitin e Shtepise se Bardhe, presidenti Obama e tha qarte domodsdoshmerine per ta trajtuar nga te gjitha dimensionet. Dhe praktktikisht kete po bejme dhe ne Shqiperi. Mbas samitit te shtepise se bardhe, samiti rajonal ishte pas tij qe ndiqte kete axhende.

–Ka bashkepunim te plote Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mali i Zi?
Sigurisht, tregon vleresim per cka kemi bere der tani por edhe per te ardhmen, per te gjithe.
–Per dy vjet qe ju keni ardhur ne pushtet , krimi i organizuar i jane keputur tentakulat apo i kane me te forta? Ju vete jeni akuzuar nga zoti Berisha, qe ju “flirtoni’ me krimin..krimi i organizuar ka qene i lidhur me pushtetin?
Kur me mer per reference Saliun une te ve pikepyetje ne ate qe thua se ky njeri qe ben sikur i di te gjitha nderkohe para 18 muajsh ishte kryeminister i vriteshin drejtora policie, krimi ishte gjeresisht i perhapur, nuk respektonte njeri rregullat dhe ligjin si mund te pranoj une qe ky njeri te thote verteten? Megjithate une kam bere nje padi ne Gjykaten e Larte sepse nuk mendoj qe eshte modeli im ..
– Dhe ju keni bere padi kur ishit ne opozite dhe ne pergjithesi opozita humbet ne keto raste…nuk besoj se zgjidhin gje padite ne Shqiperi apo jo?
Dhe une prap them qe duhet te largohemi nga model i te berit politke me akuza personale. Ish kryeministri ka te dhena, te me denoncoje ne prokurori. Une jam gati te pergjigjem. Nqs ish kryeministri di nje gje qe shqiptaret nuk e dikan, qe une jam i lidhur me mafian, me krimin e organizuar, te me denoncoje ne prokurori. A eshte kjo menyra me e mire per te me denuar mua?
–Po prokuroria nuk funksionon thuhet random..
Atehere si qenka menyra me e mire per te me denigruar ne public me genjeshtra? Kjo eshte nje menyre per te bere politike

–Duhet ta pranojme qe politika ne Shqiperi ka fije te lidhura me krimin apo jo? Ne keto 25 vjet pluralizem?
Absolutisht po.
–Eshte bere dicka per ti keputur fijet? 
Une besoj po. Dhe kemi dhene shenja te forta per kete. Edhe me deputete qe kane shkuar pertej linjes, edhe me deputete qe kane pasur hije te forta dyshimi. Pra jemi ne hapin e duhur por keto nuk behen Brenda pak muajsh. Shqiperine qe kemi humbur ne 24-25 vjet, pavaresisht besimit qe kemi te ne dhe fakti qe prisni kaq shume do te thote qe keni kaq shume besim, por mos prisni ta rikuperojme ne dy muaj, 5 muaj apo 2 vjet. Mer kohe. Ky eshte nje process dhe ju duhet minimalisht te dalloni nje gje, ose te pakten ti beni nje pyetje vetes, eshte kjo duke ecur ne rrugen e duhur apo jo. Eshte kjo duke ndjekur drejtimin qe ne presim apo jo? Nqs ju dalloni qe jo hajdeni ti shtrohemi diskutimit. Por nqs eshte ne drejtimin e duhur hajdeni te bashkohemi q eta bejme me te shpejte ritmin.
–Tritoli per disa kohe krijoi nje ankth te tmerrshem ne populate.
Tritol qe filloi me mesazhe politike ne nje shtylle te tensionit te larte, hetimet tona nderkohe kane vene para drejtesise shume grupe kriminale qe mereshin me tregtimin me ndertimin e eksploziveve,njerez qe i perdornin, pra ka pasur efektin e vet.

–Cfare ndodhi me rastin Doshi , ku zoti Doshi vazhdon deklaron qe ka pasur skenar per krim? 
Kete po e zgjidh prokuroria me gjykaten.
–Vrasja qe ndodhi gjate vizites se kryeministrit serb Vucic . Aty ishte porositur nje vrases i huaj Italian, nuk ka nje menyre qe kush jane te skeduar te kontrollohen, ai kishte hyre dhe kishte dale disa here ne Shqiperi. 
Eshte e veshtire ne rast se partnered nuk japin informacoion, pra policia ecen me analizen e riskut, bazuar mbi informacionet qe japin partneret. Sigurisht ka dhe nje rend kazualiteti kontrolli me te imtesishem dhe keshtu me radhe por nuk mund te thuash qe si ka mundesi qe ky hyri ne Shqiperi se per analagji mind te them un se si ka mundesi qe keta shqipatret shkuan vrane ne Roterdam dhe su kapen dhe as u gjeten? Si i bie, qe policia atje eshte me e dobet se policia jone?
–Vrasja si e Santos, akoma nuk eshte zbuluar ..
Ne fakt prokuroria po zhvillon hetime, une nuk jam ne gjendje te them se ne cilen faze jane, policia nuk po zhvillon hetime, dhe po ndihmon ne ato veprime qe ja ka deleguar prokuroria, duhet pyetur prokurori i pergjithshem per ate dosje.
–Persa i përket drogës. Ne tani jemi thjesht një vend tranzit, apo do shqetësohemi që mund të jemi prapë një vend prodhues?
Jo, jemi ende vend prodhues! Fakti që deri tani janë kapur rreth 90 mijë rrënjë në muajin e fundit, do të thotë që shqiptarët ende vazhdojnë kultivojnë!
–Na ndajnë më pak se 20 ditë nga zgjedhjet. Për hir të së vërtetës, “futja e dorës” së policisë në zgjedhje ka ardhur në reduktim. Akuzat e opozitës në vazhdimësi në kohët e fundit thonë që me anë të policisë kemi frikë, do nab ëhet kjo, do na bëhet ajo… jemi gati të kemi një palë zgjedhje të rregullta? Përsa i përket policisë?
Jo, nuk ka akuza! Policia e shtetit e ka fituar një standard të punës gjatë zgjedhjeve dhe është një standard i arrirë që nuk zhbëhet dot më, pra nuk ka më asnjë merak që policia mund të instrumentalizohet.

–Jeni në bashkëpunim me KQZ-në?
Po patjetër! Me KQZ-në, me partnerët në tërësi. Ne jemi shumë të angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme e për të arritur standardin më të lartë të zgjedhjeve, sepse për ne realisht ka më shumë rëndësi procesi se sa rezultati. Domethënë, Shqipëria dhe shqiptarët përfiojnë më shumë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, se sa nga fitorja e kujtdo, e cilado bashkie.

–Është policia jonë apolitike dhe profesionale në këtë pjesë? E ka arritur përfundimisht këtë standard?
Sjellja e policisë në raport me zgjedhjet sot është një standard i arrirë, e përsëris, dhe s’ka më kthim mbrapa, është e pamundur praktikisht. Është e tepërt fare të mendosh që policia mund të dali jashtë misionit në zgjedhje, dhe sigurisht s’ka ndodhur as në zgjedhjet e kaluara. Me raste sporadike tek tuk, por qëndrime individuale të personave specifikë, por policia nuk del dot kurrë nga misioni për të future duart në zgjedhje. Por ka detyrat e saj të përcaktuara ngushtësisht në kodin zgjedhor lidhur me menaxhimin e zgjedhjeve dhe me shmangien e çdo lloj incidenti.
-Sondazhet e ndryshme e tregonin zotin Veliaj jo me mbështetje të plotë, të koalicionit. Ishte goxha më poshtë se koalicioni. Është ky problem në bazë. Që ndoshta zotin Veliaj nuk e mbështet baza aq shumë sa për shembull zotin Majko, hipotetikisht si kandidat? Këto janë zëra që në gazetari artikulohen. Ju jeni kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës.
Unë e kuptoj që formati i emisionit është dhe disi informal, por mos prit prej meje të merrem me thashetheme.

–E ka mbështetjen absolute zoti Veliaj të Partisë Socialiste? 
Sipas meje do jetë një fitore me rezultat shumë të thellë.
–Vërtet?
Ma beso sepse, e kam jo perceptim abstrakt. Unë jam dhe kryetari i PS-së së Tiranës, merem me strukturën dhe e ndjej dhe tempin e punës së njerëzve…
Sigal