“Tahiri”, Rama i kthehet Bashës: S’e bëj dot atë që bëri Saliu për ty

507
Çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri është bërë pjesë e debateve të forta në seancën e sotme plenare. Ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha që e ka përmendur disa herë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Tahirin, teksa nuk flet për akuzat ndaj këtij të fundit si i përfshirë në trafikun e drogës. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka vënë përballë rastin e tij me Tahirin dhe atë të Berishës kur ishte kryeministër me Bashën. Shefi i ekzekutivit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. Ai tha prerë se çështja e Tahirit është nën hetim dhe se duhet të përgjigjet para drejtësisë kushdo që prek në dërrasë të kalbur.

“Më thua kam 4 javë që nuk flas për Saimir Tahirin. Por çfarë të them unë për Tahirin. Mua më takon të flas? Apo është detyra jote? Nuk është as e imja, e as e jotja, por është e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh, as gazetarin, as prokurorin, as gjykatësin, dhe as gjykatën supreme. Ty të intereson vetëm pushteti, ndaj e po e bën këtë, jo për të vërtetën, dhe për pushtetin je gati të bësh llum çdo gjë.
Sigal