Tahiri nxënësve nga gjimnazi i Kamzës: Foltorja e Kuvendit, përfaqësimi më i padenjë i shqiptarëve

471
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri
iu drejtua me një mesazh disa nxënësve nga gjimnazi i Kamzës të cilët ishin të
pranishëm në lozhet e Kuvendit.  Ai tha
se nuk është ajo politika që dëgjojnë atë në Kuvend, sharja dhe baltosje.
Tahiri u shpreh se foltorja e Kuvendit është bërë përfaqësimi më i padenjë i
shqiptarëve.

Tahiri: E ndërkohë më vjen keq që
aty lart në lozhë janë disa gjimnazistë nga Kamza të cilët fati i keq i solli
në seancë të dëgjojnë çfarë dimension balte, mungese edukate, respekti, çfarë
lloj kulture i transmetojmë atyre të rinjve atje dhe shqiptarëve nga kjo
foltore. Foltore që është mësuar që për interesa politike të marri përpara këdo,
gjithkënd, të shajë të akzuojë, të hedhi baltë, krimnelë, banditë, hajdutë,
qorr, shurdh e shumë e shumë të tilla. Unë e vë në dyshim nëse interesi publik
apo politik i mbaron të gjitha, por të jeni të bindur ju nxënës atje, ashtu siç
janë të bindur shqiptarët që politika nuk është kjo. As i përmban dhe as duhet
ti përmbajë këto lloj baltosjesh të pamoralshme në këtë foltore, vetëm e vetëm
për të fituar vota, sepse në këtë vend duhet të mbyllet njëherë e mirë
kapitulli i fitimit të votave në këtë mënyrë duke përbaltur kundërshtarin
jashtë çdo lloj etike, duke i vënë cdo lloj epiteti. Ç’nuk kanë dëgjuar këto
mure dhe kurrë nuk kanë dëgjuar falje dhe kurrë nuk kanë dëgjuar diçka të denjë
për të përfaqësuar opinionin publik dhe për ti thënë atyre të rinjve aty lart:
Po këtu është vendi dhe këtu është salla, ku ca burra dhe gra të ditur mund të
mblidhen për të vendosur mbi interesin publik pa akuzuar njeri, pa përbaltur
njeri, se janë nxënës, gjimnazistë, shqiptarë që na dëgjojnë jashtë kësaj salle
e që presin që ne këtu të diskutojmë për hallet e vërteta të këtij vendi, për
arsimin, për ekonominë për papunësinë, për varfërinë dhe këtu nuk dëgjohen
këtu. Kjo salla është salla me e ulët dhe më e ndyrë dhe kjo foltore është bërë
përfaqësimi më i padenjë për interesin e shqiptarëve, ku më i pamoralshmi mund
të dali këtu dhe të bëjë moral, ku më gënjeshtari mund të dalë këtu dhe të
predikojë të vërtetën