Tahiri: Moisi Habilaj, kushëriri i 10-të. Ja gafa ime më e madhe me të

521
I vënë në qendër të akuzave të opozitës si kolonel i trafikut të drogës dhe për lidhjet e forta me kushëririn e tij Moisi Habilaj, arrestuar dje në Itali, ka folur për herë të parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Sot është një ditë jo e lehtë në raport me veten, familjen dhe tim bir. Por jo e lehtë edhe për ata që më njohin dhe që besojnë tek unë. Dy kriminelë kushërinjtë e mi të brezit të 10 guxuan të përmendin emrin tim, por unë menjëherë do të kërkoj nga prokuroria pa përfituar nga as njëlloj imuniteti të verifikohet gjithçka”, tha Tahiri.
“Gafa ime më e madhe është se unë i shita makinën time më 2013 pa menduar të verifikoj se kujt po ja shihja. Unë mbaj përgjegjësi për këtë, dhe për tej kësaj nuk kam pasur asnjë lloj lidhje.”
Sigal