Tahiri: Luftë kundër kultivimit të kanabisit, Patozi: Je ministri më i akuzuar për lidhje me krimin

402
Debate në Kuvend për trafikun e drogës. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se qeveria po lufton realisht fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Sipas tij sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur demokratët lanë detyrën. Ai citoi shifrat e Guardia di Financa.
Tahiri shtoi se i kishte kërkuar prokurorisë me inisiativë të hapë hetimet duke u vënë në dispozicion që të hetohet plotësisht cdo akuzë e politikës apo dhe e Zaganit.
Deputeti demokrat Astrit Patozi deklaroi se Tahiri ishte ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje me krimin e organizuar.
Saimir Tahiri: “Po luftojmë realisht fenomenin. Sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur latë detyrën. Po sjell shifrat e Guardia di Financa: Sipërfaqe e kultivuar me hashash në vitin 2013 ishte 323 ha në Shqipëri nga të cilat policia deri në shtator kur ka marrë detyrën kjo qeveri kishte shkatërruar 7.5 %. Janë 932 ton në 2013. Sipërfaqe e kultivuar në 2015, 44 ha në nga të cilat policia ka shkatërruar 96 %. Nuk mund të pranoj që për hir të politikës drejtoni gishtin nga ne se është mbjellë më shumë kanabis gjatë kohës së kësaj qeverisjeje. 
Patozi: Je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar . Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Pork am bindje se ti nuk hje e keqja e madhe, pasi jam shumë I sigurtë se ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen se bandat për prodhimin e hashashit kanë licencë politike
Sigal