Tahiri: Jemi zgjedhur për të luftuar krimin dhe korrupsionin

517
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë turit të Partisë Socialiste “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, deklaroi nga Durrësi se qeveria aktuale e ka pastruar vendin nga vjedhja e energjisë elektrike. “Në Shqipëri po bëhej vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë, ajo e energjisë elektrike. Sot, buxheti i shtetit shpenzon 3 herë më pak për të blerë energjinë dhe këto para’ shkojnë në investime për shkolla”, theksoi Tahiri. Ministri i Brendshëm shtoi se populli e dha votën në mënyrë që qeveria të luftonte krimin, korrupsionin dhe të vinte drejtësi. “Na zgjodhën për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, për të shkallmuar padrejtësinë në sistemin gjyqësor. Vota e 23 qershorit ishte besim dhe nxitje për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë”, tha Tahiri.
Sigal