Tahiri: Ishte surprizë vendimi i prokurorisë për arrestimin tim

532
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur për herë të parë pas kërkesë së prokurorisë për arrestimin e tij.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziut, Tahiri ka kërkuar ndjesë për shqetësimin që ka krijuar kjo situatë tek familja e tij dhe kolegët. 
Tahiri, u shpreh se ka pasur shumë mbështetje nga njerëz, të cilët e kanë marrë në telefon, duke i dhënë kurajo. Ai tha se nuk e ka pritur kërkesën e prokurorisë, duke shtuar se nuk është në dijen nëse kryeministri Edi Rama e ka pasur informacion lidhur me këtë kërkesë.
“Do ta nis pak më ndryshe. Nuk është një moment i zakonshëm për mua dhe as për familjen time siç nuk është një moment i zakonshëm për të gjithë njerëzit që më kanë e njohur e që kanë besuar te mua, ata që më kanë zgjedhur përfshirë këtu pse jo dhe me një ndjesë timen për shqetësime ndaj kolegëve të mi në PS, ata që janë sot në qeveri…kryeministrit të cilëve u kam krijuar pa dashjen time shqetësim të pa merituar. Së pari është familja ime dhe im bir. Janë ditë jo shumë komode për mua, pavarësisht që nga dita që kam hyrë në politikë. Shumë njerëz më kanë telefonuar dhe kjo është shumë e vyer për mua sot që nuk jam ministër”, tha ai.
Ata që ishin miq janë kujtuar?
Ka qenë gjithmonë një moment për të kuptuar sesa armiq të vërtet bën dhe sa miq të rremë bën. Ashtu siç ka sigurisht miq pa fund që më kanë marrë në telefon dhe më kanë mbështetur. Ky nuk është një moment që ja vlen të mjaftohesh me fjalët. Nuk i vë faj kujtdo që ka refuzuar të më marrë në tel. Ose ndoshta kanë patur frikë se ndoshta mos janë në pë4gjim. Nuk i vë faj askujt, kjo është jeta…Pjesa e prokurorisë sot ishte e pazakontë dhe surprizë…
Po për kryeministrin?
Nuk e di.
A ishte në dijeni që do kërkohej arrestimi sot?
Nuk e di këtë. Ndoshta dhe nuk duhet ta dija..
Sigal