Tahiri akuza të forta ndaj Xhafës, ja si ka reaguar ai…

432
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar akuzat e Saimir Tahirit pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati i deputetit. Teksa i kthehu përgjigje Tahirit për akuzat, Xhafaj theksoi se ‘Nuk iu heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë’. Kujtojmë se sot Tahiri pohoi se Xhafa sulmon policinë më keq se Sali Berisha.
“Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo. Nuk e di pse.”, tha sot Tahiri.
Sigal