Tahiri 90 minuta me ambasadorët e BE-së: Diskutuam prioritetet e ministrisë

399
Ka zgjatur 1 orë e gjysmë takimi mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Takimi i nisur rreth orës 12:30 dhe që u mbajt në zyrën e delegacionit të Bashkimit Europian zgjati deri në orën 14:00.
Ambasadorët nuk pranuan të komentonin lidhur me takimin ndërsa vetë ministri në një prononcim për shtyp u përgjigj se ishte folur për prioritetet e ministrisë që ai drejton: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Saimir Tahiri: ”Patëm mundësi të diskutonim për një sërë çështjes që i përkasin prioriteteve të ministrisë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar kultivimit të trafikut të lëndëve narkotike dhe prioriteteve në tërësi”
A do kemi arrestim të ndonjë zyrtari të rëndësishëm?
Pyetjes: A do të kemi arrestim të ndonjë zyrtari të rëndësishëm pas këtij takimi? Tahiri nuk i është pëgjigjur por vetëm ka buzëqeshur.
Ndërsa pyetjes nëse ka pasur ndonjë kritikë të mundshme nga ambasadorët
Tahiri iu përgjigj: Mund ti pyesni por nuk besoj
Ministri dhe akuzat e opozites
Një takim i tillë vjen një ditë pasi disa ambasadorë të akredituar në Tiranë, mes tyre dhe ai i SHBA-së takuan kryeministrin.
Ministri prej disa ditësh është në qendër të akuzave të opozitës për lidhje të tij me trafikun e drogës. Opozita e mbështet akuzën në një intervistë të dhënë nga ish shefi i Antidrogës së Fierit Dritan Zagani.
Këto akuza u bënë objekt debate dhe në seancën e së hënës në Kuvend ndërsa ministri i cili i quan shpifje këto akuza iu drejtua prokurorisë të nisë hetimet
Sigal