Tabaku: Të bësh propagandë është më e lehtë se të punosh

409
Në vitin e fundit të një mandati që ka prodhuar rënie ekonomike, qeveria në mungesë ideje, vizioni e mbi të gjitha rezultatesh ka vendosur që të baltosë edhe kundërshtarin. I gjendur përballë një krize të thellë konsumi që vendin e ka çuar në një deflacion dhe recesion, qeveria ka vendosur që në vend të një pakete shpëtimi të merret me opozitën dhe ofertën e saj. Të bësh propaganë është më e lehtë se të punosh. Duhet gënjyer sa më shumë që shqiptarët të harrojnë premtimin e 300 mijë vendeve të reja të punës. Duhet gënjyer që të harrohet premtimi i 160 mln USD investimeve në kanalet vaditëse madje duhet ndërtuar një gënjeshtër sa më e madhe që fermerët të harrojnë përmbytjet e dy viteve rresht ndërsa qeveria pasuronte veten dhe rriste luksin për zyrat e saj. E sigurisht që shifrat janë kokëforta.

 Të dhënat e vetë qeverisë tregojnë se bujqësia pati një peshë të konsiderueshme në rënien e PBB-se (në masën 1.94%). Duke ulur punësimin në sektorin bujqësor, vetëm për vitin e shkuar me 3.5%, ndërsa subvencionet bujqësore shkojnë në xhepat e grosistëve që në shumicën dërrmuese të rasteve janë miqtë pranë qeverisë. Në gjatë këtyre 3 viteve ne kemi propozuar 60 amendamente për të rritur punësimin, e investimet e huaja e për të gjallëruar ekonominë. Sot Shqipëria ka nivelin më të ulët të exporteve në rajon, duke rënë me 17%, ekonominë më pak tërheqëse për investimet e hauaj ku investitorët e huaj si rezultat i taksave të larta, paparashikueshmërisë së ligjeve e korrupsionit preferojnë të investojnë në rajon. Duke pasur parasysh këto tregues negativë, e duke apsur parasysh që bujqësia ka nevojë për një timul të ri, oferta e re i garanton bujqësisë jo vetëm 150 milion euro në buxhet, por edhe 100 milion euro subvencione që do të shkojnë në dorën e secilit fermer, sepse ne besojmë që fermeri e di më mirë se sa grosisti pranë qeverisë se ku duhen shpenzuar. Programi i Partisë Demokratike i ofron fermerit 50 milion euro investime në infrastrukturën bujqësore ndryshe nga kjo qeveri që ka investuar miliona euro në lluksin e zyrave apo lluksin personal të ministrave. Nuk ka asnjë arsye pse të sulmojë programin që premton uljen e taksave, rritjen e pagës minimale dhe nxitjen e rritjes së konsumit sepse në këto 3 vite kanë dëshmuar që nuk kanë asnjë vizion dhe një projekt për të ardhmen. Fermerët dhe shqiptarët sot janë në situatën më të vështirë, e nuk ka nevojë të leexojmë shifrat e qeverisë, por cdo ditë, në cdo takim, në cdo qytet shihet qartë që kanë nevojë për një alternativë që është një mundësi zhvillimi.
Sigal