Tabaku sms Leskajt: Spostoi të tjerët, jepja fjalën urgjent Berishës

455
Sigal

Fjala e Sali Berishës është shumë e rëndësishme në Kuvend, aq sa deputetja e PD, Jorida Tabaku i ka çuar një mesazh në telefon kryesueses së seancës, që ti japë fjalën ish-kryeministrit.

Tabaku: Ka dhjetë minuta që insistojmë, zoti Berisha ka radhën e tij. Ju kërkova që zoti Berisha mos të zëvendësohet me zotin Dogjani siç ju kisha thënë më parpara, por të ndjeki radhën që ka në listë .

Leskaj: Nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po ju them organizohuni. “Jepja fjalën Berishës se erdhi” dhe unë po të them “OK” dhe thoni: “Spostoi të tjerët”..Çafrë nënkuptoni me spostoi të tjerët? Me thoni çfarë nënkuptoni spostoi të tjerët.