Tabaku: Qeveria përdor vetëm 26% të fondeve të BE

463
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se integrimi në BE është thjeshtë propagande dhe se qeveria përdor vetëm 26% të fondeve të BE, ndërsa fondi i vendosur nga BE për këtë vit me shifrën e 2.3 mld lekë dhe mbetet një shifër e ngrirë.
Në një postim në statusin e saj ne FB, Tabaku pohon se: “mazhoranca e quajtur “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kishte si qëllim integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por rezultatin e projekteve ka qenë zero.
Në vijim të argumentimit të saj, Tabaku shprehet se: “Procesi i integrimit është lehtësisht i matshëm si në politikat karshi prioriteteve që BE ka krijuar për Shqipërinë po ashtu edhe nga fondet e shumta që BE jep për vendet me statusin e kandidatit. Armiqësia e qeverisë ndaj integrimit nis që në ditët e para të ardhjes në pushtet, kur i dha shkelmin ligjit të nëpunësit civil që ishte miratuar me consensus në fund të legjislacionit të shkuar parlamentar. Transformoi, me vetëdije, një ligj që e kish votuar, që plotësonte katërcipërisht standartet e BE-së, për të nisur rrugëtimin e vendit larg integrimit por dhe drejt udhës për të bërë njësh shtetin dhe partinë”.
Po ashtu, Tabakut shprehet se “administrata e re e sapo ardhur në krye të dikastereve apo edhe në vendet ku u larguan njerëzit që njihnin strukturën e të bërit shtet, qe e paaftë dhe e paditur për proceset integruese. Asnjë politikë në shërbim të prioriteteve të BE-së, asnjë përpjekje e tillë edhe Reforma në Drejtësi nuk u përmbush sepse qeveria e kërkonte atë. U përmbush nën standardet e BE-së, vetëm sepse opozita arriti të mposhte të gjitha paragjykimet e të hynte në një proces të padrejtë”.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, qeveria shqiptare deri më tani ka mundur të përdor vetëm 26% të fondeve të BE për vitin 2016. Fondi i vendosur nga BE për këtë vit që do të shkonte për mbështetjen e bujqësisë, mbrojtjes së konsumatorit, ekonomisë dhe kështu me radhë kap shifrën e 2.3 mld lekëve dhe mbetet një shifër e ngrirë. Rama integrimin në BE e ka vetëm një fasadë që e nxjerr në skenën politike sa herë që i intereson kauzave të tij, për cilin synimi përfundimtar nuk ka pse të jetë doemos (edhe as nuk është) BE-ja”, përfundon Tabaku.
Sigal