Tabaku: Qeveria ka lënë në harresë krimet e diktaturës

525
Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend të 16 amendamenteve, ku një prej tyre ka lidhje me shtresën e të përndjekurve, ka reaguar në rrjetin social deputetja Jorida Tabaku. “Gjatë diktaturës komuniste mbi 59 mijë shqiptarë të internuar në kampet e internimit, 34.135 shqiptarë janë burgosur për shkaqe politike nga të cilët 984 janë vrarë apo kanë vdekur burgjeve. Qeveria shqiptare këto vite ka lënë në harresë krimet e diktaturës komuniste karshi 6027 të vrarëve nga ai regjim dhe 7022 shqiptarëve që kanë humbur jetën në kampet e përqendrimit apo të internimit nga puna e stërmundimshme, trajtimi kafshëror, mungesa e ushqimeve dhe dhuna ushtruar ndaj tyre. Nga ritmet aktuale që qeveria po ndjek për dëmshpërblimin e kësaj klase ndaj së cilës ne duhet të përulemi në shenjë respekti, do të duhen 20 vite që ato apo fëmijët e tyre të gëzojnë dëmshpërblimin që u takon dhe që është detyrimi më minimal që ne kemi karshi tyre.”
Sigal