Tabaku: KLSH zbuloi gropën 325 milionë në buxhet

486
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ndaj deklaratave të ministrit Ahmetaj për fushatën e informalitetit. “E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik”, tha Tabaku. Sipas saj, buxhetit të shtetit vazhdojnë t’i mungojnë miliona dollar. “E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti-informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 milionë dollarë në vetëm një muaj!”, nënvizoi Tabaku. Sipas saj, ka një mësim që duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. “Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend te propagandës që të mbushë portale e lajme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike. Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 milionë që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!”, u shpreh Tabaku.
Sigal