Tabaku: Integrimi po bëhet si miti i Sizifit, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohet

659
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka vërejtur sot në Kuvend se procesi i integrimit evropian për Shqipërinë po bëhet si miti i Sizifit: Sa më shumë i afrohemi, aq më shumë na largohet.
“Anëtarë e PD-së diskutuan për Strategjinë e Zgjerimit, – tha Tabaku. – Ne përshëndetëm faktin që Shqipërisë i jepet një mundësi unike. Progresi i bërë deri më sot duhet njohur por Shqipëria duhet të plotësojë kriteret, siç janë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Ka ndjeshmëri se nuk ndëshkohen kqeveritarët e korruptuar, ka ndërhyrje në media, ka ekonomi tregu jofunksionale, ka nevojë që qeveria dhe autoritete shqiptare të bëjënë çdo gjë për të zhdukur krimin dhe të korruptuarit.
PD nuk ka asnjë dyshim se ardhmja e Shqipërisë është në BE. E meritojnë shqiptarët – jo qeveritarët, por nuk mund të mbyllim sytë kur Shqipëria e ka bërë procesin e integrimit europian si mitin e Sizifit, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohet.
Kjo ka ndodhur sidomos pas 2013-ës, kur qeveria ka treguar mungesë interesi për të përmbushur detyrimet dhe ky nuk është faji i opozitës po i qeverisë shqiptare,” theksoi Tabaku.
Sigal