Tabaku: E konfirmon Europol, Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit në BE

479
Deputetja demokrate Jonida Tabaku publikon të dhëna dëshpëruese mbi trafikun e drogës nga Shqipëria, duke u bazuar këtë radhë mbi raportin e fundit të “Europol!” ku thuhet se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor që trafikohet në BE!

Ja ç’shkruan Tabaku në një shënim të sajin:
“Prioritet në rrugën e integrimit europian kanë qënë e janë një udhërrëthyes që cdo qevri ka qënë e detyruar të ndjekë, pavarësisht programit e agendës që kishte. Deri në 2013, gjithmonë vinin në ulje detyrimet, dhe kjo qeveri është i vetmi rast ku detyrimet janë në rritje, e shqetësimi për drogën në rritje.

Raporti i fundit i Europol vjen mbas raporti të DASH, e mbas deklaratës së Prokurorit Italian Roberti që kultivimi i drogës është trefishuar në Shqipëri. Për cdo qeveri ky raport duhej të ishte shqetësues, e këmbanë alarmi që ato që thotë opozita, janë të reflektuara në cdo raport ndërkombëtar. Se droga po kthehet në shqetësim për fqinjët, droga po kthehet në pengesë për procesin e integrimit e droga po kthehet në burim të ardhurash kriminale për zgjedhjet.

Raporti i Europol thotë se:
• Prodhimi drogës, trafikimi dhe shpërndarja; Tregtia e drogës mbetet një nga format kriminale më të përhapura në BE. Më shumë se sa një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshira në prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogës. Shkalla e prodhimit industrial të drogës sintetike brenda vendeve të BE është zgjeruar dhe çimentuar në BE duke u kthyer në burim kryesor në shpërndarjen e saj në gjithë globin.

• Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor që trafikohet në BE.
Sigal