Tabaku bëhet nënë, por bllokon vetingun

507
Parlamenti do të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm për të zëvendësuar deputeten demokrate, Jorida Tabaku, mungesa e së cilës në Komisionin parlamentar ad hoc, mban peng konstituimin e organit të dytë të vetingut. Tabaku ka sjellë në jetë dy vajzat e saj dhe nuk merr pjesë dot në komisionin, i cili duhet të zgjedhë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi kryesor që do kalojë shikojë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni ad hoc me 12 anëtarë do të zgjidhte dje 18 persona nga lista për anëtarë të komisionit të pavarur të kualifikimit, dy anëtarë zëvendësues, dy komisionerët publik dhe zëvendësuesit respektivë. “Në bazë të Kushtetutës, një e pesta e deputetëve të Kuvendit, nga të gjitha Grupet Parlamentare kanë depozituar dje kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm, ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017.
Sigal